Deputetët opozitar bllokuan zhvillimin e Komisionit të Sigurisë, do bëhet online
Është shoqëruar me tensione mbledhja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Deputetët e opozitës kanë arritur të bllokojnë mbajtjen e komisionin fizikisht.
Punimet e komisionit do të zhvillohen online në orën 14:00.
Gazetari Ardit Hoxha tha në një lidhje direkte për Euronews Albania më shumë detaje rreth shtyrjes së këtij komisioni:
“Komisioni i sigurisë kombëtare, ishte i vetmi komision i cili ishte parashikuar të zhvillohej fizikisht, për shkak se në komision do duhej të shkonte për të raportuar për buxhetin, kreu i SHISH dhe në këto kushte ishte vendosur që të paktën në tentativën e parë të shmangej zhvillimi i kësaj mbledhje online.
Megjithatë deputetët e opozitës me në krye kreun e grupit parlamentar zoti Bardhi nuk e kanë lejuar, pasi kanë shkuar duke krijuar tensione dhe debate, duke detyruar që kreu i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço ta shtynte komisionin për në orën 14:00, komisioni do të mbahet online”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta