Britania në ‘kaos’ politik/ Hasani: Largimi i Braverman, lajm i mirë për shqiptarët

13 Nëntor 2023 | 12:44

Ditën e sotme, Suela Braverman, u shkarkua nga posti i Sekretares së Brendshme britanike, me urdhër të kryeministrit Rishi Sunak.

Shkarkimi i saj erdhi për shkak të qëndrimeve të saj ndaj protestive pro-Palestinës dhe luftës në Gaza në tërësi.

Avokati Naim Hasani në një inter

vistë për Euronews Albania, tha se shkarkimi i Braverman është një lajm i mirë për shqiptarët pasi sekretarja ishte kundër emigrantëve shqiptarë.

Mes tjerash ajo theksoi se ajo duhet të largohej nga posti që mbante pasi e kishte tepruar me deklaratat që bënte.

Më tej ai nënvizoi se largimi i Suela Braverman është një fitore për ligjin, për emrin dhe reputacionin e Britanisë në botë

“Është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për qeverinë britanike por në radhë të parë për komunitetin shqiptar në Britani. Britania duhet të jetë vendi që marrin shembull të gjithë vendet e tjera.  Një ministre e Brendshmë si Braverman, kontraverse që ka qenë hapur kundër shqiptarëve, ka qenë kundër bashkëjetesës multietnike në Britani. Ajo duhet të largohej pasi e kishte mbushur kupën me deklaratat e saj.  Largimi i saj është një fitore për ligjin, për emrin dhe reputacionin e Britanisë në botë. Rishi Sunak duhet të bëjë kujdes që figura të tilla mos të vijnë më në qeverinë britanike. Qytetarët britanikë po e festojnë në njëfarë mënyre largimin e saj”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026