Cilësonte shqiptarët si “pushtues”, kush është sekretarja britanike e shkarkuar

13 Nëntor 2023 | 11:45

Ditën e sotme, Suela Braverman, u shkarkua nga posti i Sekretares së Brendshme britanike, me urdhër të kryeministrit Rishi Sunak.

Shkarkimi i saj erdhi për shkak të qëndrimeve të saj ndaj protestive pro-Palestinës dhe luftës në Gaza në tërësi.

Por kush është Braverman? Më herët ajo i kishte deklaruar emigrantët shqiptarë si “pushtues”. Pra sipas saj, Anglia Jugore po përballej me një “pushtim” të emigrantëve shqiptarë, të cilët sipas saj, abuzonin dhe shkelnin ligjet britanike.

Kjo deklaratë atëherë mori edhe reagimin e menjëhershëm të qeverisë shqiptare. Kryeministri Edi Rama deklaroi për “Sky News” se priste një kërkim falje nga qeveria britanike lidhur me deklaratat.

Rama po ashtu akuzoi Britaninë e Madhe pas deklaratës së Braverman, se po përdor si ‘kokë turku’ shqiptarët për të justifikuar “politikat e saj të dështuara” për kufijtë dhe migracionin.

Edhe emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar u ngritën pas deklaratave të Braverman dhe kërkuan largimin e Sekretares së Brendshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026