‘I zhgënjyer nga lajmet e mediave britanike’, ambasadori: Shqipëria një vend i bukur
Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Alaistair King-Smith është shprehur i zhgënjyer nga raportimet e mediave britanike për Shqipërinë, që i cilësojnë emigantët e paligjshëm shqiptarë si kriminelë.
Gjatë konferencës që u mbajt në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë, Diplomati King-Smith u shpreh i keq ardhur për etiketimet që i kanë bërë vendit tonë duke theksuar se e vlerëson shumë Shqipërinë dhe komunitetin shqiptar.
“Jam gjithmonë i gatshëm për të pasur sa më shumë takime të tilla, shkëmbime idesh përsa i përket dy vendeve tona. Më duhet të them se jam i zhgënjyer nga raportimet e mediave angleze lidhur me Shqipërinë. Dhe unë dua të tregoj se sa e vlerësoj komunitetin shqiptar në Britani.
Por njëkohësisht unë jam këtu dhe shikoj se sa vend i bukur dhe mikpritës është Shqipëria, dhe po inkurajoj mediat që të shikojnë këtë pjesë, që edhe britanikët të vijnë dhe ta vizitojnë. Shpresoj që të kemi sa më shumë raportime pozitive dhe që britanikët të vijnë këtu”, theksoi ai.
Raportimet e mediave britanike për emigranët shqiptar që kalojnë me gomone përmes kanalit të La Manshit drejt Britanisë së Madhe kanë nxitur një retorikë të ashpër të kryeministrit Rama ndaj autoriteteve britanike, gjuhë e cilë është kritikuar dhe cilësuar nga opozita si provokative.
LEXONI GJITHASHTU
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë