“Deputetët u futën nga dritarja, si Tarzani”, Berisha: Ky është fundi i Parlamentit

14 Dhjetor 2023 | 10:26

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se deputetët e mazhorancës, janë futur nga dritarja brenda në sallën e parlamentit. Ai tha se kjo dritare, simbolizon “vrimën e miut” ndërsa i krahasoi deputetët e mazhorancës me Tarzanin.

“Deputetet janë futur nga kjo deriçkë që qenka dritare fare, e cila përfaqëson vrimën e miut, ky është fundi i parlamentit, i narko-regjimit të Edi Ramës. Ja dera e Tarzanit”,-tha Berisha.

Ndërkohë që pritej nisja e seancës në Parlament, deputetët opozitarë nisën përplasjet me punonjësit e gardës, pasi këta të fundit nuk po i lejonin të hynin në sallë, kjo për shkak se para parlamentit u shfaqën edhe deputetët të cilët janë përjashtuar me vendim të sekretariatit të etikës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026