Deputeti australian Gareth Ward shpallet fajtor për përdhunim

25 Korrik 2025 | 16:05

Një politikan i Uellsit të Ri Jugor, NSW në Australi është shpallur fajtor për sulm seksual ndaj dy të rinjve.

Juria shpalli Gareth Ward ende anëtar aktiv i parlamentit shtetëror fajtor për tre akuza për sulm të pahijshëm dhe një për përdhunim.

Sipas dëshmive, viktimat të moshës 18 dhe 24 vjeç janë sulmuar në banesën e Ward, pasi ishin njohur me të në rrethana politike midis viteve 2013 dhe 2015.

Ward dha dorëheqjen si ministër shtetëror dhe u largua nga Partia Liberale në vitin 2021, kur u bënë publike akuzat, por refuzoi të largohej nga parlamenti dhe u rizgjodh si përfaqësues i zonës Kiama në vitin 2023.

Juria u tërhoq për vendim pas tre ditësh diskutimesh, në përfundim të një procesi që zgjati nëntë javë në Gjykatën e Distriktit të NSW.

Gjatë gjyqit u dëgjua se në vitin 2013, Ward kishte ftuar një 18-vjeçar të dehur në banesën e tij dhe e kishte sulmuar seksualisht tre herë, pavarësisht rezistencës së tij. Dy vite më pas, ai përdhunoi një punonjës të parlamentit pas një aktiviteti zyrtar.

Ward mohoi kategorikisht ngjarjen e vitit 2015 dhe deklaroi se viktima tjetër kishte keqkuptuar situatën nga viti 2013.

Por prokurorja Monika Knowles theksoi para jurisë se ngjashmëritë e habitshme mes rrëfimeve të dy viktimave të cilët nuk njiheshin mes tyre – dëshmonin besueshmërinë e deklarimeve të tyre.

“Sjellje e ngjashme, vend i ngjashëm, i njëjti njeri, e njëjta përfundim. Nuk është rastësi,” u shpreh Knowles, sipas mediave vendase.

Ward pritet të rikthehet në gjykatë më vonë gjatë vitit për shpalljen e dënimit.

Qeveria e NSW kishte shqyrtuar mundësinë e votimit për përjashtimin e tij nga parlamenti ku është pjesë që prej vitit 2011 por këshillat ligjore paralajmëruan se kjo mund të ndikonte në zhvillimin e gjyqit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA dërgon dhjetëra avionë furnizues me karburant në Izrael, rriten shqetësimet për përshkallëzim ndaj Iranit

Administrata amerikane ka njoftuar Izraelin se do të dërgojë dhjetëra avionë të tjerë furnizues me karburant në vend, në një kohë kur rriten shqetësimet për...
20:31 | 17/07/2026

BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti

Komisioni Evropian propozoi këtë të premte, ndryshime që do të ngadalësojnë uljen e kufijve të emetimeve të gazrave serrë nga bizneset, si pjesë e një...
20:23 | 17/07/2026

Krimea përballet me krizë karburanti dhe energjie, autoritetet ruse pranojnë përkeqësimin e situates

Krimea e pushtuar nga Rusia po përballet me probleme të rënda në furnizimin me energji elektrike dhe karburant, ndërsa autoritetet lokale kanë pranuar se gjendja...
20:06 | 17/07/2026