Deputeti demokrat, Flamur Noka përjashtohet nga seanca plenare

13 Shkurt 2023 | 18:27

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përjashtuar nga seanca plenare e cila po zhvillohet në Kuvend.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i tërhoqi vërejtje deputetit për shkak të sjelljes së tij.

Ky i fundit, i frynte bilbilit teksa deputetë të mazhorancës mbanin fjalën e tyre në seancë. Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bllokoi foltoren.

Seanca plenare zhvillohet teksa jashtë ambienteve të Kuvendit po mbahet protesta e thirrur nga opozita.

Një punonjës policie është lënduar gjatë përplasjes me protestuesit e Partisë Demokratike.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tha se koktejli molotov dhe shashkat e hedhura në drejtim të punonjësve të policisë kanë kapur pranë kokës një prej efektivëve duke i shkaktuar lëndime të lehta.

Efektivi është shoqëruar me ambulancë në spital, ndërsa policia është bërë gati për të kaluar në “planin  B”.

Protesta e paralajmëruar nga PD para godinës së Parlamenti vjen pas asaj të mbajtur më 11 shkurt, e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha, ku në të mori pjesë edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Berisha kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas publikimit të skandalit me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që u zhvillua këtë të mërkurë, është zhvilluar votimi për përbërjen e re të këtij forumi drejtues....
22:37 | 01/07/2026

Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë

Gazetari Flogert Muça ka folur për Euronews Albania në emisionin “Now” me Erla Mëhillin. Muça ka komentuar listat e propozuara nga kreu i PD-së, Sali...
22:24 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026