Sali Berisha bllokon foltoren, jashtë Kuvendit vijon ende protesta e opozitës

13 Shkurt 2023 | 18:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bllokuar foltoren e Kuvendit gjatë seancës së sotme plenare.

Berisha i është drejtuar foltores me disa deputetë demokratë, teksa i menjëhershëm ka qenë reagimi i punonjësve të Gardës, të cilët vendosën një kordon.

Kryedemokrati ka kërkuar fjalën, por kryeparlamentraja Lindita Nikolla nuk e aprovoi diçka të tillë, pasi sipas saj, Berishës i kishte mbaruar koha e vënë në dispozicion.

Seanca plenare zhvillohet teksa jashtë ambienteve të Kuvendit po mbahet protesta e thirrur nga opozita.

Një punonjës policie është lënduar gjatë përplasjes me protestuesit e Partisë Demokratike.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tha se koktejli molotov dhe shashkat e hedhura në drejtim të punonjësve të policisë kanë kapur pranë kokës një prej efektivëve duke i shkaktuar lëndime të lehta.

Efektivi është shoqëruar me ambulancë në spital, ndërsa policia është bërë gati për të kaluar në “planin  B”.

Protesta e paralajmëruar nga PD para godinës së Parlamenti vjen pas asaj të mbajtur më 11 shkurt, e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha, ku në të mori pjesë edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Berisha kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas publikimit të skandalit me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”

Megaproduksioni i Hollivudit “Odiseja” e Kristofer Nolan ka përdor muzikë shqiptare. Lajmit i ka bërë jehonë dhe kryeministri Rama në fb. Më poshtë postimi i...
21:32 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026

“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, gjatë fjalës së tij këtë të enjte në Kuvend, foli për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën...
14:04 | 16/07/2026