Nisin përplasjet me policinë, protestuesit tentojnë të hyjnë në ambientet e Kuvendit

13 Shkurt 2023 | 17:31

Është tensionuar situata në ambientet e jashtme të parlamentit, ku po mbahet protesta e thirrur nga opozita.

Pas hedhjes së tymuesve në drejtim të policisë, protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor dhe të hyjnë brenda ambienteve ku po mbahet seanca plenare.

Pas tentativave të protestuesve për të mësyrë në Kuvend, në ambientet e oborrit të parlamentit u pozicionuan dhe autobutët me ujë për shpërndarjen e turmave.

Pas shtyrjes trup më trup mes turmës së protestuesve dhe efektivëve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtës, situata nuk ka agravuar më tej në përplasje fizike.

Deputetët e Partisë Demokratike të përjashtuar nga seanca plenare u bashkuan me protestuesit dhe po mbajnë mes turmës fjalimet e tyre.

Ndërkohë që brenda ambienteve të Kuvendit po mbahet seanca plenare e planifikuar këtë të hënë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026