‘E kanë skenar’ | Deputetët e PD-së revoltohen pasi nuk lejohen të hyjnë në Kuvend
13 Shkurt 2023 |
17:01
Disa nga deputetët demokratë të cilët janë përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit, nuk janë lejuar të hyjnë dhe të marrin pjesë në seancën e sotme plenare.
Luçiano Boçi, Luan Baçi, Flamur Noka dhe Albana Vokshi shoqëruan kryedemokratin Sali Berisha deri te hyrja e Kuvendit, por ata nuk u lejuan nga garda që të futeshin brenda.
Kjo shkaktoi tension dhe deputetët bënë thirrje që të hynin brenda, madje sipas tyre, ky është një skenar i përgatitur nga mazhoranca.
“Jam me mandat, çfarë është kjo? Hapeni rrugën. Deputetët e Partisë Socialiste kanë hyrë brenda që në orën 4. E kanë skenar”, ishin fjalët e deputetëve Baçi dhe Boçi.
LEXONI GJITHASHTU
- “Më ka marrë malli për Nikollën”- Boçi përplaset me gardën, kërkon të hyjë në Kuvend
- “Hiqe dorën”- Tensione në Parlament, deputetët e përjashtuar përplasen me Gardën
Lajme të Sugjeruara
Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
Megaproduksioni i Hollivudit “Odiseja” e Kristofer Nolan ka përdor muzikë shqiptare. Lajmit i ka bërë jehonë dhe kryeministri Rama në fb. Më poshtë postimi i...
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, gjatë fjalës së tij këtë të enjte në Kuvend, foli për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën...
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë