Deputeti grek flet pas takimit me Belerin: Pse nuk lejohet betimi si kryebashkiak

11 Gusht 2023 | 12:25

Deputeti grek i Partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos ka zhvilluar këtë të premte një takim me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Takimi u zhvillua në ambientet e paraburgimit, ku Beleri po mbahet në lidhje me akuzat për blerje votash.

Në përfundim të takimit deputeti grek u shpreh se nuk është respektuar parimi i prezumimit të pafajësisë në rastin e tij, pasi ai nuk është lejuar të bëjë betimin si kryebashkiak i zgjedhur.

Sipas tij, ky rast dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve.

“I di akuzat, ka akuza për korrupsion zgjedhje lokale. Nuk është respektuar prezumimi i pafajësisë, pse qeveria nuk e lejon të bëjë betimin si kryetar bashkie. Është shkelje e të drejtave civile.

Nga 31 raste të hetuara në Shqipëri për korrupsion në zgjedhje, vetëm Beleri në qeli.

Hapi tjetër, do të ndodhë fatkeqësisht për Shqipërinë në BE. Sepse Be luian një rol të rëndëishëm në respekt të shtetit të së drejtës”, tha deputeti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026