Deputeti i PD: Berisha ndodhet në ‘arrest shtëpie’ pa procedurë dhe pa prova
Deputeti i Partisë Demokratike (mbështetës i Rithemelimit), Asllan Dogjani, është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në ‘arrest shtëpie’ pa procedurë dhe pa prova.
Komentet Dogjani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se sot 95% e sistemit të drejtësisë nuk ofrojnë shërbimin e duhur ndaj qytetarëve.
Ai tha gjithashtu se Reforma në Drejtësi u votua për të siguruar një sistem drejtësie të barabartë për të gjithë.
“Sot ne kemi një përqindje të vogël që është SPAK, ndërkohë që kemi 95% të sistemit të drejtëisë, prokurorë, gjyqtarë, që sot nuk marrin drejtësinë e duhur. Ne kemi bërë një reformë që qytetarët të marrin drejtësi. A kemi sot gjyqtarë dhe prokurorë të pavarur? Unë them jo.
Sali Berisha është në burg pa procedurë dhe pa prova. Në arrest shtëpie, i është hequr liria. Berisha është në kundërshtim me procedurën atje. Sot kemi një ish-kryeministër që i është hequr liria në kundërshtim me ligjin dhe procedurën. Ne duam një sistem drejtësie të barabartë për të gjithë”, tha Dogjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë