Deputeti në RMV: Si pritet të shkojnë shqiptarët në zgjedhje parlamentare

6 Dhjetor 2023 | 11:50

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 8 maj 2024, së bashku me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Rundi i parë për zgjedhjen e presidentit e vendit do të zhvillohet më 24 prill.

Njëqind ditë para zgjedhjeve, ose më 28 janar, do të formohet një qeveri teknike e kryesuar nga një kryeministër shqiptar, i cili do të propozohet nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim, që drejtohet nga Ali Ahmeti.


Në lidhje me këtë deputeti Skënder Rexhepi në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se janë pjesë e pushtetit duke shtuar se nga cilado politikë që të rreshtohen do të ruajnë qëllimet e tyre me fanatizëm.

Gjithashtu ai tregoi dhe ndikimin që po jep fakti që në Maqëdoninë e Veriut do të ketë një kryeministër shqiptar.

“Sot jemi pjesë e pushtetit, deri në zgjedhje kemi dhe një afat një muaj deri në dy. Sidoqoftë, nga cila anë që ne të rreshtohemi ne do i ruajmë qëllimet tona me fanatizmin tonë njerëzor, për të dëshmuar që jeta jonë tradiconale vlen që të vazhdojë të ruhet në trungun tonë kombëtar. Fakti që do kemi një kryeministër shqiptar po pengon mjaft faktorë të ndryshëm politik, përgjithësisht atyre opozitarë por duke mos mënjanuar dhe disa individë nga  pjesa e pozitës maqedonase për faktin se shqiptarët kanë arritur pjekurinë e tyre që tash mund të menaxhojnë dhe shtetin”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026