Tensione në Komisionin e Sigurisë, deputetët e opozitës bllokojnë mbledhjen

6 Dhjetor 2023 | 11:10

Deputetet e opozitës kanë bllokuar mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, ku pritet të diskutohej marrëveshja me Italinë për emigrantët.

Deputetët e Partisë Demokratike janë ulur në vendet e kolegëve të maxhorencës, duke bërë që mbledhja të shtyhet për në orën 12:00.

“Gjëja e parë që duhet të kalonte është marrëveshja për të respektuan Kushtetutën, marrëveshja e dytë për të shenjuar votën e lirë dhe jo për ta konsideruar mall tregu, marrëveshja e tretë për të luftuar korrupsionin që Shqipërinë e faruan duke e vjedhur kjo qeveri, dhe ajo e katërt, për të luftuar krimin sepse në Shqipëri po mbizotëronn, krimi, korrupsioni dhe paligjshmëria”, dëgjohet të thotë deputeti Flamur Noka, i ulur në karrigen e Nasip Naços, drejtuesit të Komisionit të Sigurisë.

Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë pritej të diskutohej marrëveshja e firmosur mes kryeministres Giorgia Meloni dhe kreut të qeverisë, Edi Rama për sjelljen në Shqipëri të emigrantëve nga Afrika që kapen në Mesdhe. Emigrantët priitet të mbahen në dy baza që pritet të ndërtohen në Lezhë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026