Deputeti që duam| Peleshi ‘zbërthen’ platformën: Kush është zgjedhur nga kjo nismë

29 Korrik 2024 | 22:42

Kreu i ri i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, ka treguar detaje të nismës ‘deputeti që duam’ e prezantuar në Kongresin e PS.

Në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania, Peleshi tha se çdo i ri që përmbush disa kritere, ka të drejtë të aplikojë në këtë platformë, për t’u përzgjedhur më pas si deputet.

Ai shtoi se ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila edhe prezantoi në Kongres platformën ‘deputeti që duam’, ka hyrë në Parlament pikërisht prej kësaj nisme.

“Kongresi hapi një kapitull të ri në PS, por edhe në politikën shqiptare, pasi PS është partia më e madhe në vend dhe ndryshimet në këtë parti, kopjohen edhe në klasën politike shqiptare. Unë them se është një komunikim i dyanshëm. Së pari ne kemi përkthyer në aksion politik mesazhet që kemi marrë nga qeveria.

Shoqëria kërkon hapje, kërkon frymëmarrje, kërkon hapësira të reja për profesionistët. Sa më të mbyllura të jenë shoqëritë politike, aq më apolitike bëhet shoqëria. Për t’i dëgjuar zërin shoqërisë, duhen mekanizma. Një nga mekanizmat është platforma e deputetit që duam. Çdo i ri apo e re brenda apo jashtë vendit ka të drejtën të aplikojë, të shpehë ambicien e vetë. Natyrisht duke plotësuar disa kritere, duke ngritur një kauzë apo duke marrë disa rekomandime. Një proces që do të mbyllet me mbylljen apo hartimin e listave.

Të gjitha ndryshimet e rëndësishme shoqërohen me paragjykim e rezistencë, por unë jam i bindur që do të ndodhë. Do kemi mënyra të reja të zgjedhjes së deputetëve. Do të qëndrojnë të dyja korsitë, edhe korsia e një eksperience apo karriere në parti, por edhe korsia tjetër e profesionistëve që hyjnë nga një drejtim tjetër në politikë. Bora Muzhaqi që prezantoi platformën, ka ardhur prej kësaj nisme”, tha Peleshi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026