Deputetja shqiptare në Kroaci: E meritojmë mandatin, s’duhet ta humbasim

10 Prill 2024 | 12:22

Kroacia pritet të mbajë zgjedhjet parlamentare pas një jave, ku sipas sondazheve favorit për të fituar janë të djathtët. Pjesë e legjislaturës së mëparshme është dhe një deputete shqiptare, Emina Lekaj Përlaskaj, e cila kërkon të rizgjidhet.

E ftuar në Euronews Albania, deputetja tha se komuniteti shqiptar që jeton në Kroaci duhet të vijojë ta mbajë mandatin e përfaqësimit në parlament. Ajo shtoi se në garë janë dhe dy boshnjakë, komunitet me votues më të shumtë në numër, por thekson se ka besim se do ta fitojë sërish mandatin për shkak të punës së realizuar gjatë legjislaturave të saj.

“Për momentin çdo gjë është në rregull, puna në terren është shumë mirë. Jam në bisedime me bashkëatdhetarët tanë dhe jam duke i thënë që komuniteti shqiptar assesi nuk guxon ta humbasë vendin e deputetit në parlamentin kroat. Ne e dimë se këtu përfshihen 5 pakica, në mesin e tyre dhe boshnjakët që në numër janë më shumë se shqiptarët, megjithatë mendoj se ne shqiptarët meritojmë ta kemi pozitën e deritanishme. Me këtë pozitë kemi arritur dhe shumë benifite si komunitet, por jo vetëm ne si komunitet por dhe shtetet tona siç janë Kosova dhe Shqipëria.

Jemi 4 kandidatë, 2 shqiptar dhe 2 boshnjakë. Njëri prej boshnjakëve po lobon shumë fortë, e sheh të arsyeshme se boshnjakët duhet ta kenë pozitën në parlament pasi janë më shumë se shqiptarët. Mirëpo harron që deri në 2015 ne na përfaqësonte një boshnjak, i cili nuk bëri asgjë për komunitetin e vetë dhe lërë më për komunitetet e tjera. Prej vitit 2015 jam unë si deputete, pasi jam zgjedhur tre herë radhazi. Rezultatet shihen mjaftueshëm jo vetëm për komunitetin shqiptar por dhe komunitetet e tjera”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026