Zgjedhjet në Kroaci, garë mes presidentit anti-BE dhe kryeministrit pro-evropian

10 Prill 2024 | 13:33

Presidenti i kontestuar i Kroacisë po i jep formë fushatës elektorale përpara zgjedhjeve të parakohshme që mbahen fundjavën e ardhshme. Zoran Milanoviç, i njohur për qasjen kritike ndaj BE-së dhe Ukrainës, nuk do të garojë si kandidat kryesor për postin e kryeministrit. Por partia e tij në opozitë sulmoi ashpër kryeministrin Andrej Plenkoviç për korrupsion dhe për zgjedhjen e kryeprokurorit.

“Bashkë me ndryshimin e kryeprokurorit dhe ndryshimin e ligjit për informacionet e klasifikuara, masa jonë kryesore në javën e parë do të jetë një ndryshim i mënyrës së harmonizimit të pensioneve. Amendamenti i parë për buxhetin do të prezantojë një rritje të tyre, për t’u kthyer pensionistëve atë që Plenkoviç ua ka vjedhur në katër vitet e fundit”, deklaroi Peđa Grbin, kryetar i Partisë Social-Demokrate, Kroaci.

Kryeministri Andrej Plenkoviç udhëheq Kroacinë që prej 2016-s. Ai ka hedhur poshtë akuzat për korrupsion dhe ka mohuar zërat se do ta fusë vendin në luftë përkrah Ukrainës.

Konflikti mes dy liderëve kroatë daton që me fillimin e luftës në Ukrainë, kur presidenti kritikonte shpesh herë përpjekjet e BE-së dhe NATO-s për të ndihmuar Kievin.

Deri më tani, konservatorët, që në fushatë po vënë në dukje stabilitetin ekonomik, janë përpara në sondazhe, kur mungon një javë nga zgjedhjet.

“Partia Demokratike Kroate është gati për një tjetër mandat të besuar nga qytetarët. Uroj që partia jonë të jetë gjithmonë një hap përpara partive të tjera në të gjitha sfidat dhe të udhëheqë popullin kroat për një të ardhme më të mirë”, deklaroi Andrej Plenković, kryetar i Unionit Demokratik dhe kryeministër.

Zgjedhjet parlamentare që do të mbahen fundjavën e ardhshme në Kroaci vijnë pak përpara zgjedhjeve euro-parlamentare, më 9 gusht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026