Dërgimi dhe marrja e parave tani kërkon vetëm një numër telefoni ose kartë

16 Maj 2025 | 15:36

Ndërsa tregu global i pagesave në kohë reale vazhdon të rritet dhe pritet të arrijë vlerën prej 34,16 miliardë dollarësh deri në fund të këtij viti, Visa ka mundësuar një shërbim për transfertat e menjëhershme të parave, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht, duke përdorur vetëm një numër telefoni ose kartë pagese.

Me vetëm disa klikime, individët, bizneset dhe institucionet shtetërore mund të dërgojnë fonde shpejt dhe në mënyrë të sigurt drejt një llogarie tjetër, përmes aplikacionit të bankingut në celular apo faqes zyrtare të bankës.

Paratë merren në kohë reale, çka përbën avantazhin kryesor të këtij shërbimi.

“Me lançimin e shërbimit Visa Direct në Shqipëri, po u ofrojmë përdoruesve mundësinë që të përmbushin detyrimet e tyre financiare në mënyrë të menjëhershme, të sigurt dhe shumë të thjeshtë.

Nëpërmjet inovacioneve në pagesa, synojmë të ndjekim ritmin e zakoneve në ndryshim dhe nevojave reale të përdoruesve tanë,” – u shpreh Ana Drašković, Zëvendëspresidente dhe Drejtuese e Përgjithshme e Visa për Evropën Juglindore.

Shërbimi Visa Direct përdor teknologji të avancuara sigurie, të bazuara në rrjetin VisaNet – një sistem global pagesash që ka përpunuar mbi 3,3 trilionë transaksione në 200 vende dhe territore gjatë 25 viteve të fundit.

Me një mbrojtje të shumëfishtë të të dhënave, përdoruesit mund të jenë të sigurt se informacioni i tyre financiar është i mbrojtur gjatë çdo transferte

VisaNet është ndërtuar për të mbrojtur të gjitha palët e përfshira në transaksione dhe ka përdorur inteligjencën artificiale për të zbuluar dhe parandaluar mashtrimet për më shumë se 30 vite.

Lançimi i Visa Direct në Shqipëri kontribuon gjithashtu në forcimin e shërbimeve financiare digjitale në rajon. Në shumë vende të Evropës Juglindore, transfertat digjitale të parave po bëhen një mjet thelbësor për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe për konsumatorët që kërkojnë një menaxhim më të shpejtë dhe efikas të financave.

Ofrimi i këtyre inovacioneve ndihmon gjithashtu në uljen e ekonomisë informale dhe rritjen e transparencës së transaksioneve, duke ndikuar pozitivisht në rritjen afatgjatë të PBB-së së ekonomisë vendase.

Shërbimi Visa Direct u prezantua për herë të parë në vitin 2013. Sot, është i disponueshëm në më shumë se 190 tregje në mbarë botën dhe lidh 11 miliardë përdorues në 160 monedha të ndryshme.

Rreth Visa

Visa është një lider botëror në pagesat digjitale, duke mundësuar transaksione ndërmjet konsumatorëve, tregtarëve, institucioneve financiare dhe enteve qeveritare në mbi 200 vende dhe territore.

Misioni ynë është të lidhim botën përmes rrjetit më inovativ, të përshtatshëm, të besueshëm dhe të sigurt të pagesave, duke ndihmuar individët, bizneset dhe ekonomitë të lulëzojnë.

Ne besojmë se ekonomitë gjithëpërfshirëse për të gjithë, kudo, fuqizojnë të gjithë – dhe se aksesimi është themeli për të ardhmen e lëvizjes së parave. Më shumë informacion në Visa.com.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026