Deri kur do të ecin krimi dhe politika krah për krah? Baçi: Heshtja na bën fajtorë!

9 Nëntor 2024 | 21:13

Analisti Agim Baçi ishte këtë të shtunë në “Review” në Euronews Albania ku foli rreth situatës së krimeve dhe punës së bërë nga SPAK deri më tani. sipas tij, puna e SPAK duhet të kishte vënë alarmin në politikën shqiptare.

Ai tha se dikush duhet të mbajë përgjegjësi kur prova se krimi është i lidhur me politikën dalin nga hetimet e kryera, pasi nëse askush nuk mban përgjegjësi, sipas tij, kjo situatë e kriminalitetit nuk do ketë asnjëherë zgjidhje.

Krim dhe korrupsion do të ketë gjithmonë. Ajo që duhet të na shqetësojë është kur këta komandojnë politikën apo kur politika del se ka lidhje të ngushta, apo rezulton se di gjithçka. Dy herë e ka ngritur alarmin drejtpërdrejtë zoti Dumani kur ka thënë se një pjesë e mirë e shefave të policisë më shumë komunikon me krimin se sa me SPAK. Kjo do thotë që janë ngushtësuar shumë hapësirat e bashkëpunimit. Në një vend normal kjo që ka bërë SPAK duhet të ishte një revolucion për të gjithë klasën politike.

Ajo që mua më shqetëson është se këtu merret sikur është diçka teknike. Reagimi i kryeministrit që thotë që unë nuk e pengoj drejtësinë, këtu nuk bëhet fjalë për këtë. Këtu tregon se si e ka menduar politika drejtësinë, ta komentojë vetë. Gjuha është tradhtare shumë e madhe. Kur ti thua që unë po bëj drejtësi ti thua që unë e kam në dorë këtë. Kryeministri nuk mund të thotë po e lejojë unë të bëhet drejtësi. Kryeministri në çdo vend të botës merr përgjegjësitë e veta morale dhe politike, jo penale se për atë duhen fakte, se edhe kur marrin vota ata nuk i marrin me fakte i marrin me premtime”,-tha Baçi.

Ai shtoi se duhet të mbahet përgjegjësi, pasi sipas tij kur politika i hap rrugën krimit do bëhet e pamundur që kjo gjë të zgjidhet:

“çështja është se kur shteti bëhet palë me këtë pjesë është e pamundur të bëhet ndryshimi. Është shumë e rëndësishme që politika të distancohet. Në terren ka ngjarje që del hapur se kanë komunikuar dhe prapë nuk ka një reagim të fortë. Unë nuk mendoj se e gjithë Partia Socialiste në Durrës është dakord që ta komandojnë atë të fortët, por ne jemi ajo që mbrojmë. Nëse ne heshtim përballë një të keqeje që jemi në dijeni ne jemi bashkëpërgjegjës”,-tha Baçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026