“Dëshmia e burrit, e dyshimtë”- Avokati: Si shpëtoi vetëm fëmijët dhe jo Liridonën

1 Dhjetor 2023 | 14:58

Vrasja që tronditi Prishtinën mbrëmjen e 29 Nëntorit, ku mbeti e vrarë gruaja e këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli, ka ngritur dilema të mëdha. Ishte po jo i qëllimshëm ai ndalim në mes të rrugës dhe ajo grabitje që përfundoi me vrasjen e një gruaje, ndërkohë që burri dhe dy fëmijët shpëtuan?

Liridona Murseli e cila u qëllua për vdekje mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë është bashkëshortja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Avokati Arbër Jashari ishte në një intervistë për Eruonews Albania pikërisht për të folur për këtë çështje.

“Grabitjet kanë kryesisht motiv për të marrë sendin dhe ku nuk ka qëllim kryesor vrasjen, ata vrasin vetëm në rastin kur ndihen të rrezikuar. Kur rrezikohet jeta e tyre, apo identiteti i tyre, se ndodh që mund të jenë persona të njohur, të cilët kanë informacion për pasurinë tënde. Nëse ata zbulohen e dinë që do të gjykohen”,-tha avokati.

I pyetur se përse mund të jetë e planifikuar kjo avokati u përgjigj:

“Rastet kur grabiten veturat private janë shumë të rralla, zakonisht grabiten furgonë apo automjete. Ky fakt më ka bërë të mendoj që mos është e planifikuar. Sepse edhe nëse e cilësojmë grabitje që ka përfunduar në vrasje, apo vrasje, efekti është i njëjtë. Ka shumë dyshime që organet ligjz-batuese duhet të shikojnë për të punuar në të gjitha drejtimet. Mund të kemi të bëjmë me persona të caktuar që i kanë përcjellë për motive që nuk i dimë, i kanë ndaluar dhe mënyra se si është kryer vrasja janë shumë pak të rëndësishme. Ata kanë pasur rreth 3000 euro me vete, se sipas vjehrrit do blinin shtëpi të re. Kjo shumë është e admirueshme nga grabitësit”,-tha avokati.

Ai shtoi se edhe deklaratat e Naim Murselit, bashkëshorti i të ndjerës Liridona Murseli, kanë qenë disi të dyshimta. Ai ka deklaruar se gruaja u vra nga grabitësit, ndërsa vetë dhe fëmijët arriti t’i shpëtonte ai.

“Kjo është një pikëpyetje, këtë dilemë e ka gjithë Kosova. Si është e mundur që arriti të largonte fëmijët, por nuk arriti të shpëtonte gruan. Besoj se deklaratat e fëmijëve do ndihmojnë shumë në zbardhjen e kësaj çështje”,-tha avokati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026