Dëshmia e Covey në Hagë: Marrëdhënia Kouchner–Jackson, kyçe për Kosovën

1 Tetor 2025 | 13:16

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka vijuar sot për të dytën ditë me radhë dëshmia e diplomatit amerikan Jock Covey, i cili gjatë periudhës së pasluftës në Kosovë ka shërbyer si zëvendës përfaqësues i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, nën drejtimin e Bernard Kouchner.

Gjatë seancës së sotme, prokuroria është fokusuar në një libër të publikuar në vitin 2005, ku Covey figuron si bashkautor. Dëshmitari bëri të ditur se ky libër ka shërbyer për të si material referues në mësimdhënie për më shumë se 15 vite, duke reflektuar përvojën e tij në misionet ndërkombëtare në Kosovë.

Një pjesë e rëndësishme e pyetjeve iu kushtua përshkrimit të marrëdhënies ndërmjet Bernard Kouchner dhe gjeneralit britanik Mike Jackson, që sipas Covey dhe bashkautorëve të librit, ka qenë një element kyç për funksionimin dhe suksesin e operacionit ndërkombëtar në Kosovë.

Në libër, vërehet se Kouchner dhe Jackson jo vetëm që kishin bashkëpunim të ngushtë dhe komunikim të rregullt, por edhe ndanin një vizion të përbashkët për drejtimin e misionit. Sipas përmbajtjes së cituar nga prokuroria në sallën e gjyqit, dy udhëheqësit ishin të një mendimi se prioriteti fillestar duhej të ishte stabilizimi ushtarak, por me kalimin e kohës ata kuptuan se KFOR-i nuk mund të përmbushte misionin e tij pa një proces politik paralel.

Covey e konfirmoi këtë analizë si të saktë dhe në përputhje me përvojën e tij personale gjatë asaj periudhe.

Ndërkohë, prokuroria e pyeti dëshmitarin edhe për një tjetër botim të lidhur me Kosovën, librin “Luftëtarët e Paqes”, shkruar nga vetë Bernard Kouchner.

“E kam blerë një kopje kohëve të fundit, e kam në gjuhën franceze, por nuk e kam lexuar”, u shpreh Covey.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e...
16:56 | 16/07/2026

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres...
15:34 | 16/07/2026