Shkodër/ 2-vjeçarja pëson djegie pasi ra në enë me ujë të nxehtë, dërgohet në QSUT

1 Tetor 2025 | 13:10

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një vajzë 2-vjeçare ka pësuar djegie pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht në një enë me ujë të nxehtë. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, ngjarja ka ndodhur më 30 shtator në lagjen “Skënderbeg”, në banesat sociale ku qëndronte e mitura.

Menjëherë pas incidentit, e mitura u dërgua në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes shëndetësore, ajo është transportuar më pas drejt QSUT-së në Tiranë për trajtim të specializuar.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa nuk dihet ende gjendja aktuale e vogëlushes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026