Dëshmia e John Duncan: Nuk mendoj se Thaçi ishte kryekomandant i UÇK-së
Në Gjykatën Speciale, në procesin gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së, ka nisur dëshminë e tij dëshmitari i tretë i mbrojtjes.
Ai është ish-diplomati britanik John Stewart Duncan, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka shërbyer si këshilltar politik i ish-komandantit suprem të Forcave Aleate të NATO-s, Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999.
Duncan deklaroi se, sipas tij, UÇK-ja kishte një përbërje heterogjene, “me njerëz me përvoja dhe motive të ndryshme”.
“Ne e quanim atë ‘ushtria e atyre që nuk kishin asgjë’. Aspiratat e tyre nuk ishin të njëjta. Motivi i tyre nuk ishte i njëjtë. Kur filloi të përshkallëzohej spastrimi etnik, përbërja e pjesëtarëve kryesorë ishte shumë e larmishme: kishte ish-ushtarë të Armatës Jugosllave, juristë, mjekë, gazetarë dhe njerëz të tjerë, disa me familje të keqtrajtuara. Arsyeja pse morën armët ndryshonte nga personi në person.”
— John Stewart Duncan, ish-këshilltar i Wesley Clark
Me këtë, Duncan synonte të theksonte se UÇK-ja nuk kishte një hierarki të rregullt dhe se, politikisht, përbëhej nga forca dhe individë të ndryshëm që gëzonin mbështetje të ndryshme.
Sipas tij, “kjo ishte vështirësia me të cilën përballeshim atje”, pasi udhëheqja politike e UÇK-së, përfshirë edhe Hashim Thaçin, shpeshherë nuk arrinte të bindte ushtarët për vendime të rëndësishme, siç ishte çarmatosja.
Ai theksoi gjithashtu se roli i Thaçit nuk pasqyronte realitetin politik dhe se ai nuk gëzonte legjitimitet të plotë në shoqëri.
Duncan shpjegoi edhe rolin e tij gjatë asaj kohe, duke theksuar se punonte për NATO-n:
“Shqyrtoja të gjitha kabllogramet diplomatike, shërbimet e monitorimit dhe më pas merrja pjesë në takime ku informoja gjeneralin Clark. Detyrat e mia kryesore ishin t’u jepja këshilla komandantëve ushtarakë për aspektet politike dhe diplomatike, por edhe t’i udhëzoja për mënyrën e reagimit dhe ndikimin e tyre në operacionet përkatëse.”
— John Stewart Duncan, ish-këshilltar i Wesley Clark
Ish-diplomati britanik kishte shërbyer edhe në Shqipëri pas rënies së komunizmit. Ai foli gjithashtu për karakteristikat e shqiptarëve që komuniteti ndërkombëtar nuk i njihte mirë, si dhe për dallimet midis Shqipërisë dhe Kosovës:
“Shqiptarët e Kosovës kanë qenë pjesë e një aparteidi gjatë kohës së Millosheviçit. Kanë qenë të përjashtuar nga pjesëmarrja në qeverisje, shërbime publike dhe, gradualisht, e gjithë kjo solli spastrimin etnik që e kemi parë të gjithë. Ishin të ndryshëm nga shqiptarët e Shqipërisë. Sipas mendimit tim, nuk e kishin humbur afeksionin ndaj njëri-tjetrit. Ishin të lidhur me njëri-tjetrin.”
— John Stewart Duncan, ish-këshilltar i Wesley Clark
Duncan është dëshmitari i tretë i ftuar nga mbrojtja e ish-përfaqësuesit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta