Dëshmia e Shkëlzen Berishës: Pse telefonova Mediun dhe Delijorgjin pas “Gërdecit”

27 Dhjetor 2023 | 10:27

Euronews Albania ka siguruar deklaratat në GJKKO të Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili dëshmoi mëngjesin e kësaj të mërkure në gjyqin për “Gërdecin”, që po zhvillohet ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes.

Shkëlzen Berisha pohoi njohjen me Fatmir Mediun dhe Aldo Bumçin, por mohoi të ketë biseduar me këta persona në cilësinë e ministrave për demontimin e armëve në Gërdec.

Sipas tij bisedat me Mediun ditën e ngjarjes ka qenë për arsye personale dhe nuk kishte të bënte me tragjedinë e ndodhur.

Gjithashtu Shkëlzen Berisha tha se telefonoi Mihal Delijorgjin pas ngjarjes pasi u interesua për një familjar të tij i cili punonte në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec.

“2007-2008 kam punuar disa muaj në kompaninë “Eagle Mobile”. Kam qenë jashtë Shqipërisë kur ka ndodhur ngjarja. Ose nëpërmjet medias ose nëpërmjet familjarëve e kam mësuar ngjarjen. Me Aldo Bumçin njihem. Kam marrëdhënie miqësore për shkak për shkak të përfshirjes në politikë. Që prej 2004 e njoh. Bisedat me të kanë qenë personale. Nuk kemi patur biseda për ndonjë VKM. Nuk njoh njeri as kush e ka shkruar as kush e ka marrë faksin. Nuk kam bërë asnjë padi por jam në dijeni se Bumçi e ka bërë një të tillë. Me Mediun njihem prej 1994. Kam marrëdhënie personale e miqësore. Nuk kam patur biseda për demontim me Mediun. Kam patur një bisedë me Mediun ditën e ngjarjes, ka qenë bisedë personale për sëmundje (një anëtar i familjes së tij).  Nuk kam patur zhvilluar bisedë tjetër përveç kësaj.

Mihal Delijorgjin e njoh si sipërmarrës. E kam takuar vetëm një herë në 2008, pasi një klient donte të blinte një objrkt te kompleksi i tij. Për këtë çështje kam patur disa telefonata me të. Nuk e dija se me çfarë merrej konkretisht Delijorgji.  44 telefonata nga janari deri në mars, nuk kanë qenë telefonata për aktivitetin e tij në Gerdec.

Mihalin e mora në telefon kur ndodhi shpçrthimi, për shkak se një familjar më kërkoi të interesohesha për shpërthimin pasi dikush i familjes së tij punonte aty”, tha Berisha.

Pyetje:

SPAK: Pse keni bërë 4 telefonata pas ngjarjes me Mediun?

Shkëlzen Berisha: Nuk mbaj mend ndonjë bisede me Mediun pas ngjarjes

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026