Gërdeci| Shkëlzen Berisha flet pas dëshmisë: Politizimi, nuk e ndihmon të vërtetën

27 Dhjetor 2023 | 09:56

Shkëlzen Berisha pasi ka dëshmuar në GJKKO për dosjen “Gërdeci” ka folur për mediat.

Ai është thirrur nga SPAK për të dëshmuar për shkak të një faksi në të cilin është përmbajtja e letrës miratuese nga Ministria e Drejtësisë për kontratën që do të lidhej në Gërdec, një kopje e së cilës ka dalë nga zyra e Aldo Bumçit, ish-ministër i Drejtësisë. Në këtë faks ishte mbishkrimi “për Shkëlzenin”.

“Ky faks as nuk është nisur nga adresa ime, as nuk ka ardhur në adresën time. I takon prokurorisë të mësojë nëse ky faks është origjinal. Zotin Aldo Bumçi dhe zotin Fatmir Mediu i kam njohur para se të ishin ministra,  kur ishin ministra, i kam miq dhe tani”,-tha ai.

I pyetur se për çfarë ka komunikuar me ish-ministrin Mediu, Shkëlzen Berisha tha se kanë komunikuar për çështje personale të Fatmir Mediut, ndërsa shtoi se kjo çështje është “politizuar tejskajshëm” dhe një gjë e tillë nuk e ndihmon të vërtetën.

“Politizimi i tejskajshëm i kësaj çështje nuk e ka ndihmuar zbardhjen e të vërtetës”, -tha Shkëlzen Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026