“Për Shkëlzenin”- Gjergji dëshmon për Gërdecin: Shënimin s’e bëra unë, ashtu erdhi

30 Nëntor 2023 | 14:53

Dëshmitarja në gjyqin për Gërdecin, Anila Gjergji me detyrë inxhinierie software-i, tha përballë trupit gjykues se ajo nuk ka bërë shënim me stilolaps “për Shkëlzenin”.

Ajo tha se  në fax-in e dërguar nga Ministria e Drejtësisë për Ministrinë e Mbrojtjes, ka bërë vetëm protokollimin e tij sipas procedurës, me numër protokolli, datë dhe firmë, ndërsa mohoi të ketë shkruar sipr “për Shkëlzenin”.

“Ne kishim disa fax-e, por numrat nuk më kujtohen. Kam bërë shënimin, kam vendosur numrin e protokollit, datën dhe firmën time. Fax-i nr. 622, datë 13/03/2007 dërguar nga Ministria e Drejtësisë për Ministrinë e Mbrojtjes. Shënimin me stilolaps për Shkëlzenin nuk e kam bërë unë, ashtu erdhi. Mendoj që ka ardhur me fax-in, por nuk më kujtohet.”

E pyetur nga i pandehuri, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, nëse ishte lajmëruar nga ministri për këtë fax, apo kishte takuar ministrin më herët, dëshmitarja Gjergji e mohoi që kjo të kishte ndodhur.

“A ju ka thënë ministri që ju do prisni fax-in për Shkëlzenin, Sali Berishën etj. Ju ka marrë ministri në telefon, e keni takuar ministrin?”

Dëshmitarja përgjigjet me “Jo”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026