‘Dëshmitarët e Jehovait’: Vetëvrasja për jetë më të mirë nuk përputhet me besimin tonë
Bashkësia e “Dëshmitarëve të Jehovait” në Shqipëri reaguan të premten lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në periferi të Tiranës, ku një nënë u vetëflijua së bashku me të bijën.
Përmes një deklarate për shtyp ata shprehen se viktimat nuk kanë qenë pjesë e organizatës së tyre dhe as nuk kanë pasur shoqëri me persona të tjerë të këtij besimi.
Ndër të tjera në deklaratën e tyre thuhet se ata e çmojnë jetën dhe se kurrsesi vetëvrasja me pretendimin për një jetë më të mirë nuk përputhet me besimin e tyre, por as te asnjë lloji tjetër.
Sqarimi vjen për faktin se disa media shkuan se viktimat ndiqnin këtë sekt fetar.
Policia raportoi mbrëmjen e së enjtes se Zhaneta Josifi, 56-vjeçe dhe e bija e saj Anisa Josifi, 30-vjeçe, u gjetën pa jetë në shtëpinë e tyre, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Autoritetet dyshojnë se ato u vetëflijuan pas indoktrinimit nga një sekt fetar.
Lexoni gjithashtu:
Banorë dhe të afërm të tronditur nga vetëflijimi nënë e bijë në Kombinat
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania