Dëshmitari i “Gërdecit”: Ishte gabim njerëzor, s’kam parë zyrtarë shtetëror aty

30 Nëntor 2023 | 13:09

Sadik Sula, një ish-ushtarak i dalë në pension në kohën e ngjarjes së Gërdecit, dëshmoi në Gjykatë në procesin ndaj Mediut. Ai tha se kishte filluar punë pasi pensioni 150 mijë lekë të vjetra nuk i dilte për të mbajtur familjen duke qenë se fëmijët i kishte në shkollë ndërsa gruan pa punë.

Ai u shpreh se sipas tij ngjarja ka ndodhur për një gabim njerëzor, ndërsa shtoi se atje nuk kishte parë asnjë zyrtar shtetëror.

“Mora vesh përmes 3 miqve të mi, kontaktova me Petrit Bekoharin. Pas një jave më kthehet përgjigje dhe vazhdova punë. Detyra ime ishte të hiqja degaret nga predhat, kisha punë të veçuar. Ditën e ngjarjes ishim rreth 60 punonjës në fabrikë. Dëgjoj një punëtor duke bërtitur “Baruti u ndez”. Dola pashë një djalë të ri pranë karrocës që na kishin thënë se sapo ishte salduar, me sa duket pasi hodhi dy tre thasë, ajo filloi ndezjen. Pastaj u dëgjua një shpërthim. Pranë ishin rreth 50m 4 kontenier me barut. Edhe në shesh kishte sasi të madhe baruti të hedhur.

Dy javë punova aty, pasi pash situatën kisha vendosur që 1 muaj të punoja aty. Nuk ikja dot direkt pasi e kisha kërkuar vetë punën. Fëmijët i kisha në shkollë, vetë e gruan pa punë, 150 mijë lekë të vjetra merrja pension. Kur pash zjarrin, tek karroca e salduar, ishte një djalë që ndoshta ka qenë bërë gati për ta shtyrë, ai vdiq, u shtrimë në tokë. Jemi djegur nga pas duke qenë se flakët vinin pas nesh. Pashë me sy flakët dy metër mbi karrocë. Për një kovë uji ndodhi ajo që ndodhi po të ishte kapur menjëherë. Flaka sipas meje nisi për një gabim njerëzor, ai ishte aktivitet privat, nuk kam parë zyrtar shtetërorë. Unë isha i punësuar në privat në atë fabrikë”.

Në proces do vijojnë të japin dëshmi disa dëshmitarë të tjerë të thirrur nga SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026