‘Dështim total’, avokati Ramaj: Rezultatet e SPAK janë periferike
Avokati Redi Ramaj u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se rezultatet e SPAK janë periferike dhe se kjo strukturë mund të kishte bërë më shumë në luftën ndaj korrupsionit.
“SPAK dhe GJKKO nuk kanë justifikime sa i përket burimeve njerëzore dhe kapaciteteve. Kërkesat penale të drejtuar kundrejt SPAK për dosje korrupsioni do të ishin të larta që në ditën e krijimit të tij. Në 3 vite nuk ka justifikime për burime njerëzore dhe financave. Krijuesit e Reformës në Drejtësi nuk kanë menduar sesi të zëvendësojnë gjyqtarët e shkarkuar, atëherë kemi të bëjmë me një dështim total. Rezultatet janë periferike”, u shpreh Redi Ramaj.
35.3% e shqiptarëve mendojnë negativisht për SPAK. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, shumica e kanë vlerësuar negativisht punën që ka bërë SPAK deri më tani.
7.2% e të pyeturve janë shprehur shumë negativisht, ndërkohë që 27.5% e shqiptarëve janë shprehur neutral. 26.2% e tyre e kanë parë pozitivisht punën e SPAK dhe vetëm 0.2% e tyre e shohin shumë pozitivisht punën e SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
Mungesa e vrojtuesve ngre shqetësime për sigurinë në plazhet e Vlorës
Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës redukton orarin e sporteleve
Shtohen rastet e infarkteve tek moshat e reja, mjeku: Janë disa shkaqe
- 18:21 AI deshifron një papirus 2,000-vjeçar të mbijetuar nga shpërthimi i Vezuvit
- 18:04 Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale
- 18:02 Valë e nxehti ekstreme përfshin Portugalinë, temperatura deri në 43°C
- 17:59 Chris Brown humb betejën në gjykatë, detyrohet t’i paguajë ish-punonjëses 13 milionë dollarë
- 17:58 Melania Trump zbulon sa fitoi nga dokumentari i saj në Amazon
- 17:54 Qeveria gjermane miraton projektligjin për rritjen e rezervave ushtarake