​Dështimi i formimit të qeverisë, Limaj: Lajm i keq për Kosovën

26 Tetor 2025 | 15:24

Kryetari i Nisma, Fatmir Limaj është deklaruar pas dështimit të Albin Kurtit për formimin e qeverisë së re. Ai ka komentuar propozimin e Kurtit mbi përbërjen e re të kabinetit qeveritar, në të cilin kishte vendosur kryetarin aktual të Kuvendit Dimal Bashën për ministër, teksa ka shprehur dyshime nëse Kuvendi është apo jo i konstituuar.

“Dimal Basha nuk duhet të ketë asnjë post publik dhe ai duhet të jep dorëheqje, sepse është dëm i madh për Kosovën. Është fatkeqësi kjo që ka ndodhur që tetë muaj, është gjë e keqe, është lajm i keq për Kosovën.

Partitë politike kanë shpresuar se Gjykata Kushtetuese do të bëjë marrëveshje për ta. Gjykata Kushtetuese nuk është për marrëveshje politike dhe më vjen mirë që gjykata nuk është futur në këtë lojë. Ne sot kemi shkuar në parlament kur ka një parashtresë në Gjykatën Kushtetuese – a është i konstituuar Kuvendi apo nuk është i konstituuar Kuvendi. Unë po dyshoj, absolutisht kam dyshime…

Është një parashtresë në Gjykatën Kushtetuese dhe mund të ketë një aktgjykim se nuk është konstituuar Kuvendi, prandaj ne sot abstenuam dhe vazhdojmë të jemi konsistentë në qëndrimet që kemi pasur deri më tani”, ka thënë Limaj.

Limaj shtoi se Nisma prej ditës së parë është treguar konstruktive për formimin e institucioneve, por që bisedimet dhe kompromiset për formim të institucioneve janë shndërruar “në një klimë sikur të ishte një tradhti kombëtare”, pasi “tradhtohet besimi i qytetarëve me këtë sjellje duke mos i dhënë mundësi institucioneve të vendit”.

Ai ka dhënë detaje edhe rreth takimit me Albin Kurtin dhe nëse kishte pasur tentim për arritjen e një marrëveshjeje për formimin e qeverisë.

“Është e pamjaftueshme largimi i Dimal Bashës si ministër. Duhet pasur vota së pari, të ndërtohet marrëveshje politike legale, me detyra, me përgjegjësi nga posti i ministrit, pasi nevojitet që për formimin e qeverisë së re duhet të jenë votat e nevojshme. Lajm i keq për Kosovën mos konstituimi i institucioneve. Nuk është i denjë për një post publik kushdo qoftë ai i cili ka ofenduar, ka fyer dhe ka tentuar të përmbysë historinë dhe lavdinë e këtij shteti dhe sot s’mund ta përfaqësoni shtetin kur ju keni pështyrë, keni njollosur shtetin që ju mendoni ta drejtoni sot”, ka thënë Limaj.

Limaj njoftoi se nesër do të ketë takimin e tretë me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, por aty nuk do të bisedohet për qeverinë, por për zhvillimet lokale.

Kujtojmë, sot Albin Kurti u bë mandatari i parë që dështoi të formojë qeverinë për herën e parë. Pas dështimit për formimin e qeverisë së re, presidentja Vjosa Osmani do të ftojë partitë politike për konsultime dhe ndarjen e mandatit kandidatit që mund të formojë qeverinë e re. Në rast dështimi edhe për herë të dytë, atëherë sipas afateve kushtetuese, e para e vendit duhet të shpallë zgjedhjet e parakohshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhen detaje nga vrasja në Shkodër, identifikohen autori dhe viktima (EMRAT)

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar këtë të enjte në qytetin e Shkodrës ku mbeti viktimë një 55-vjeçare. Viktima...
15:12 | 09/07/2026

Arrestohet 38-vjeçari në Himarë, u kap me armë, granatë dhe jelekë antiplumb

Policia e Himarës ka arrestuar në flagrancë një 38-vjeçar nga Vlora, gjatë një operacioni të koduar “Siguria 2”, të zhvilluar në kuadër të kontrolleve të...
14:56 | 09/07/2026

Berisha: Rama po jep miliona euro nga fondi i emergjencës për një koncert

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar rreth koncertit të Kanye West, që do të zhvillohet në Tiranë më 11 korrik. Ai kundërshtoi përdorimin...
14:39 | 09/07/2026