Dështon raportimi i kreut të KLSH në Kuvend, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren

17 Tetor 2024 | 10:59

Arben Shehu, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk ka mundur të bëjë dot raportimin vjetor në Kuvend.

Shkak janë bërë tensionet e krijuara që nga nisja e seancë së sotme ku në sallë kanë mundur të futen edhe disa deputetë të PD të përjashtuar mes të cilëve Elda Hoti.

24 prej deputetëve të PD u përjashtuan 2 javë më parë pas akteve të dhunës dhe incidentit me djegien e karrigeve, ndërsa pjesa e deputetëve që mundën të jenë në seancë, kanë përmbysur karriget pranë foltores dhe kanë qëlluar vazhdimisht tavolinat duke pamundësuar raportimin e kreu të KLSH.

“Nuk dëshironi që kreu i KLSH të paraqesë këtu rezolutën se nuk keni asnjë interes të dëgjoni, atëherë sipas rregullore lexohet projekt rezoluta nga komisioni për ekonominë dhe financën. Zoti kryetar, mund të largoheni”, tha Spiropali duke iu referuar kreut të KLSH.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026