Dështon seanca për Dritan Dajtin, nuk shoqërohet në gjykatë për arsye sigurie

27 Janar 2025 | 11:27

Seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar për masakrën e 7 gushtit 2009 në Durrës, është shtyrë përsëri për shkak të problemeve teknike. Gjykata e Elbasanit nuk ka arritur të realizojë lidhjen me videokonferencë me IEVP Peqin, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka refuzuar shoqërimin e Dajtit në sallën e gjykatës për arsye sigurie.

Dajti, i cili është akuzuar për vrasjen e katër oficerëve të policisë, ka kërkuar nga gjykata të konstatojë dhe shpallë të pavlefshëm vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, duke argumentuar se ky vendim nuk është i plotë për shkak të mungesës së nënshkrimeve të katër anëtarëve të trupit gjykues.

Po ashtu, Dajti ka kërkuar që të shpallet përfundimi i dënimit të tij më 17 gusht 2024, dhe të lirohet nga qelia, pasi, sipas tij, po mbahet pa të drejtë në burg. Ai ka kërkuar gjithashtu që gjykata të konfirmojë se nuk ekziston një urdhër ekzekutimi për dënimin me burgim të përjetshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026