Dështon seanca për Jorgo Goron, gjykata gjobit avokatin e njërit prej të pandehurve

5 Mars 2025 | 13:24

Seanca gjyqësore për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, dhe dy ish-zyrtarë të tjerë, e planifikuar të zhvillohej sot në Gjykatën e Posaçme, është shtyrë për datën 12 mars 2025, në orën 11:00. Gjatë seancës së kësaj të mërkure, pritej të zhvillohej mbrojtja dhe të shpallej vendimi nga gjykata.

Në një vendim të veçantë, GJKKO ka dënuar me gjobë mbrojtësin ligjor të Vezir Gjikokës, duke i shqiptuar një gjobë prej 10 mijë lekësh, për shkak se ai nuk kishte informuar gjykatën për angazhimet e tjera të tij, duke bërë të pamundur paraqitjen në seancën e sotme.

Gjyqtari Ardit Mustafaj ka caktuar avokatin Jerasimo Basha për të mbrojtur Goron, pasi mbrojtësi i tij nuk ka mundur të paraqitet. Gjithashtu, për të vazhduar procesin, është caktuar avokati Artan Simoni, anëtar i Dhomës së Avokatëve të Tiranës.

Për Vezir Gjikokën, është caktuar avokatja Pranvera Docci, gjithashtu anëtare e Dhomës së Avokatëve të Tiranës.

Gjykata ka pezulluar afatet e paraburgimit për Jorgo Goron dhe ka vendosur pezullimin e masës “arrest në shtëpi” për Vezir Gjikokën, duke shtyrë seancën për javën e ardhshme.

Seanca e re do të zhvillohet më 12 mars 2025, ku pritet të vazhdojë shqyrtimi i çështjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026