Dështon votimi i fshehtë për Albulena Haxhiun, LVV nuk propozon kandidaturë tjetër

1 Maj 2025 | 11:15

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan të konstituojnë legjislaturën e nëntë edhe në tentimin e nëntë.

Propozimi i kryesuesit të seancës, deputetit të LVV-së, Avni Dehari për votim të fshehtë të kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, nuk kaloi pasi u kundërshtua nga partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK.

Pas kësaj, LVV-ja nuk e propozoi fare kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe seanca u ndërpre.

Seanca e radhës do të mbahet pas 48 orësh, konkretisht në datë 3 Maj në orën 10:00.

Pas seancës ka folur dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

“Ka vendos me vazhdu talljen, edhe me kandidaten, edhe Haxhiu, edhe me krejt qytetarët e Kosovës. Ju thashë, nuk bëhet kjo punë. Votimi i fshehtë, kur janë dy kandidatë, ka njëfarë kuptimi. Por në këtë rast nuk vlen. Frika e tyne, po besoj, është me u bo horë, se edhe këta duhet me e kuptu që janë ka bëhen horë. S’kanë arsyetim. 55 vota i kanë, as 57 që i kanë pas ma herët s’po mrrijnë me i bë. Nuk kalon Albulena Haxhiu, këtë e din edhe zoti Kurti, çdo qytetar tashmë. Nuk kalon Albulena Haxhiu, pikë. Qytetarët nuk i kanë borxh Albin Kurtit me majt të bllokum vendin, veç pse i ka teket një shoqes së tij me u bë kryetare e Kuvendit,” tha Krasniqi pas seancës.

Ditën e sotme ishte seanca e nëntë në radhë për konstitumin e Kuvendit të Kosovës, e cila si gjithë seancat e tjera ka dështuar.

Para mbajtjes së seancës pati një takim kokë më kokë mes Albin Kurtit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, takim i cili përfundoi pa asnjë marrëveshje mes palëve.

Lexoni Gjithashtu

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026

Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar largimin përfundimtar nga puna të 20 prokurorëve serbë të cilët ishin larguar nga vendet...
11:20 | 22/07/2026

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë me dije se të premten do ta caktojë datën e mbledhjes konstituive të Kuvendit....
09:52 | 22/07/2026