Nis seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, kërkohet votim i fshehtë
Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur sot me një vonesë prej më shumë se 30 minutash, ndonëse ishte caktuar të fillonte në orën 10:00.
Bëhet fjalë për tentativën e nëntë për konstituimin e legjislaturës së nëntë, pas disa dështimeve radhazi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe strukturave të tij udhëheqëse.
Ndërkohë, Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari propozoi votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
“Me qëllim të hapjes rrugë për zhbollikim e procesit, konsideroj që forma e duhur që mund t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit është votimi në mënyrë të fshehtë me vletëvotime fizike”.
Ende nuk dihet nëse pas takimit të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, kandidat për kryeministër i koalicionit me Guxo dhe Alternativa, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, do të ndërrojë emri i të propozuarës për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup