Destabilim shteti? Noka debat me Hilës: Jeni shërbëtor të regjimit
Deputeti Flamur Noka është përplasur me analistin Dritan Hila për kërkesën e masës e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Sali Berishën.
Të ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Noka është shprehur se askush nuk e ndalon ta takojë Berishën dhe nëse do të ekzekutohet masa e sigurisë, pasi sipas tij Berisha është kreu i opozitës.
Noka theksoi se nëse do jetë e nevojshme do të ketë destabilizim shteti.
Pjesë nga debati:
Noka: Deputeti betohet në Kushtetutë. Betohet për të mbrojtur Kushtetutën. Opozita ka mbrojtur Kushtetutën e Shqipërisë që u dhunua nga organet e drejtësisë së re politike, me urdhër të Edi Ramës. Prandaj unë ju akuzoj si shërbëtorë të regjimit. Për të vërtetën përballem me çdo kënd. Ky SKAP propozon që Berisha të mos lejohet të takohet me asnjë. Çfarë është kjo? Edhe kriminelët në burg u lejohet të takohen.
Hila: E di shumë mirë që i arresturi në ‘arrest shtëpie’ ka të drejta të kufizuar.
Noka: O avokatë të regjimit më dëgjoni. Aty drejtësia dhe po donte ta mbante në arrest shtëpie, duhet të thoshte, asnjë individë që është pjesë e dosjes ‘Partizani’ nuk lejohet të ketë kontakt me ta. Berisha është kryetari i opozitës. Kush është ky SPAK që e ndalon të takohet me mua që jam bashkëpunëtor i tij.
Hila: Ti je njeri politik, mund t’i ndezësh zjarrin.
Noka: Do ja ndez
Hila: Mirë pra mirë, por Berisha mund të thotë më sill 200 veta ti e të ja çosh.
Noka: Do i çoj 2000
Hila: Po kalon në destabilizim të shtetit
Noka: Po ashtu do shkojmë.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit