Destinacion eksploron Qafështamën, plot ujë e ajër të pastër
Ky është një vend i mbushur me burime natyrore uji, me masivin e pishës së zezë që filtron ajrin në mënyrë fantastike dhe një destinacion që e shijon kurdoherë. Qafështama është destinacioni i radhës nga Rezarta Delisula në Euronews Albania.
Kanioni i Drojës është një ndër peizazhet më madhështore të kësaj zone. Lumi që ka të njëjtin emër, kalon në mes të dy maleve, atij të Krujës dhe Brretit duke formuar kanionet fantastike që kanë statusin e monumentit të natyrës.
Vijojmë rrugën për në Qafështamë, ndërsa në Cudhi takojmë Sabah Sejdinin, përgjegjës i burimeve njerëzore dhe shërbimeve sociale në këtë njësi administrative. Ai do të na tregojë më shumë detaje për këtë zonë.
“Njësia administrative Cudhi përbëhet nga dhjetë fshatra dhe rreth 3 mijë banorë. më parë kanë qenë më shumë banorë, por janë larguar në zona të urbanizaura. Kryesisht kjo zonë merret me blegtori dhe bujqësi. Me rregullimin e rrugës kjo zonë është bërë më e frekuentuar,”- thotë përgjegjësi në njësinë Cudhi Sabrah Sejdini për Destinacion në Euronews Albania.
Përroi i Telujtit është një tjetër pikë që mund të ndaloni për të bërë fotografi apo për të mbushur ujë burimi me të cilin nuk ngopesh.
Edhe në këtë vend ka rrëshqitje duke mbetur vetëm pjesa ekzistuese e jo hapësira që u zgjerua vite më parë. Përgjatë udhëtimit tonë, do të hasim në të djathtë dhe liqenin e Bovillës që duket madhështor.
Për pak minuta jemi në Qafështamë destinacionin tonë. Kroi i nënës mbretëreshë është simboli i këtij vendi dhe është një monument i mbrojtur me vendim qeverie. Në vitet ‘20, familja e mbretit Zog e merrte ujin që konsumonin prej këtej, ndaj edhe ky burim mban emrin e nënës mbretëreshë.
Parku Kombëtar i Qafështamës ka një sipërfaqe prej 2 mijë hektarë nga të cilat 1738 hektarë janë pyje, kryesisht pishë e zezë. Në vitin 1996, ky park u mor në mbrojtje nga shteti dhe për fat është ruajtur mirë.
Bukurosh Balliu banor autokton na jep disa detaje më shumë për zonën e Qafështamës.
“Turizmi ka qenë shumë mirë sivjet dhe ka pasur shumë turistë vendas. Qafshtama është një vend i mirë për turizëm dhe ka ujë e peizazh të mirë e të bukur. Ka një ajër të pastër. Turistë janë ditor, ndërsa ata që janë të sëmurë qëndrojnë më gjatë,” – tregon Bukurosh Balliu banori autokton i zonës.
Periudha më e mirë për të ardhur në Qafështamë, për ata që kanë alergji apo sëmundje mushkërish është mesi i majit, pasi çel lulja e pishës e ajri merr një vlerë kurative të jashtëzakonshme. Megjithatë ky vend i bukur ia vlen të vizitohet në çdo kohë.
Largohemi nga Qafështama ndërsa në kthim do të na shoqërojë për një farë rruge, pamja e bukur e detit Adriatik që duket si në pëllëmbë të dorës.
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
Festat e nëntorit, mbizotërojnë udhëtimet jashtë, shqiptarët zgjedhin Europën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta