Destinacion në Kepin e Rodonit, vendi ku ndërthuret deti me vlerat historike
Ky është një rrip toke i futur thellë në det, e është më i madhi i këtij lloji në bregdetin shqiptar. Me një bukuri tërheqëse, Kepi i Rodonit ofron plazhe me rërë të bardhë dhe vende historike që kombinohen perfekt, ndaj sot do ju prezantojmë këtë Destinacion nga Rezarta Delisula, në Euronews Albania.
Peizazhet rrugës janë fantastike ndërsa hasim fshatin më të madh në kepin e Rodonit, Shetajn. Me një popullsi prej afro 450 banorë, mund ta quajmë këtë vend, fshatin e peshkatarëve, ndërsa për fat në këtë gji, takojmë Pëllumb Dodën i cili na tregon për zanatin që ushqen qindra shtëpi.
“Unë punoj ka 20 vjet si peshkatar dhe për të peshkuar dalë me varkën time. Te Kepi i Rodonit janë të gjitha llojet e peshqve duke filluar nga koce, levrek, merluc etj. Gjithë zona punon në peshkim. Ne vijmë këtu në orën gjashtë të mëngjesit dhe rreth orën dhjetë dalim në breg. Peshkun vijnë e marrin nga zona dhe nga Durrësi,”, thotë një peshkatar.
Sapo lëmë pas gjirin, që pret varkat e peshkatarëve, përreth 500 metra vijojmë rrugën për në zonën e mbrojtur të kepit të Rodonit, hyrja në të cilin kushton 50 lekë për person dhe 100 për makina.
Natyra është e bukur në këtë vend, ku njeriu nuk ka pasur shumë dorë për ta tjetërsuar, por zgara është e ndaluar në këtë hapësirë, që gjithsesi mund të përdoret shumë mirë për piknik.
Në të djathtë tonën shfaqet kisha e Shën Ndout e cila është ndër ato kulte fetare që nuk u shkatërruan në reprezaljen e vitit 1967. Ajo ngrihet në një qafë të ulët mes dy kodrave, pranë bregut të detit ndërtuar në vitin 1599.
“Kjo kishë i përket një stili shumë të veçantë se i përket një stili romanik si gjithë kishat në Shqipëri, por me disa harqe që lidhen me stilin gotik. Janë shumë të paketa kishat që kanë këtë ndërthurje sidomos kishat katolike që mbijetojnë pas rrëgjimit komunist dhe njëra nga këto kisha është Kisha e Kepit të Rodonit”, shprehet arkeologu Gjergj Vinjahu.
Lëmë kishën për të vizituar kalanë e Skënderbeut që është pozicionuar aq bukur në anë të djathtë të kepit të Rodonit që dikur ishte pronë e familjes së njohur të Karl Topisë. Një pllakë përkujtimore e arbëreshëve të Italisë për 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut është shenja e parë drejt kalasë..
Rrugën e kthimit jua sugjerojmë ta bëni nga fshati Ishëm, ku ende mbahet në këmbë një kala, pak e njohur por shumë interesante. Në hyrje të kalasë së Ishmit ndodhet vendi ku prehet i madhi piktor shqiptar, Ibrahim Kodra i cili në vitin 1938 emigroi në Milano të Italisë.
Pikërisht me imazhin e kalasë së Ishmit që kishte karakter ushtarak, që siguronte qetësinë në zonë dhe monitoronte flotat veneciane që mund të zbarkonin poshtë saj, largohemi nga ky vend plot me histori, destinacion që nuk duhet humbur.
Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
- 16:16 Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)