Destinacion udhëton në Kavajën e bashkëjetesës fetare
Në destinacionin e radhës shkojmë në Kavajë ku veç kolonadës së mrekullueshme të Xhamisë në qendër, sahatit, kishës së Shën Premtes, Kalasë së Balshtovës dhe muzeut etnografik, do të zbulojmë historitë e këtij qyteti si dhe do të gëzojmë bashkë me Grupin e Burrave, një pjesë të repertorit të tyre.
Kavaja është qytet në Shqipërinë e Mesme dhe lehtësisht i arritshëm për këdo. Fillesat e këtij qyteti sipas disa studiuesve datojnë diku nga mesi i shekullit XVI, ndërsa për një grup tjetër bazuar në disa fragmente arkitekturore të gjetura dhe mbishkrimeve mbi to, del se zanafilla e këtij vendbanimi duhet të jetë në shekullin e IV´-II para erës sonë.
Studiuesi Muharrem Shqarri na tregon të tjera detaje rreth historisë së këtij qyteti.
“Qyteti i Kavajës është një nga qytetet më të vjetra në Shqipërinë e mesme dhe daton që nga viti 1461. Kavaja njihet si pjesë e vilajetit të Pavlokurtikut, ku fillimisht njiheshin 25 familje dhe pas 140 vit u rrit në numër tetë herë më shumë. Banorët e qytetit të Kavajës të të dy feve kanë pasur një harmoni të mrekullueshme,” – tregon studiuesi Shqarri.
Janë të shumtë figurat që kanë dalë nga ky qytet, ndërsa nisim me Kolë Xhumarin babain e abetares, ish-presidentin Moisiu, aktorin e njohur Aleksandër Mojsiu, patrioti Bajram Xhani, Haxhi Isuf Kazazi, Sheh Hamid Kraja, Qazim Merhori e shumë të tjerë.
Një veçori tjetër e këtij qyteti është kulla e sahatit, e cila ka formë katërkëndore dhe është ndërtuar në shekullin e XIX me gurë të mëdhenj shtufi në të cilat janë hapur vrima që u mbushën me material plumbi për ti rezistuar goditjeve sizmike. Dhe sot 203 vjet pas ndërtimit, kulla e sahatit qëndron madhërishëm në qendër.
Poshtë sahatit ndodhet xhamia Kubelie portikët e së cilës janë autentikët e xhamisë së parë të ndërtuar aty. Altin Shehu teologu që ka mbaruar universitetin për gjuhë arabe në Kajro dhe e njeh mirë historinë e Xhamive të qytetit na tregon më shumë për të.
“Përpara se të flasim për historikun e xhamisë kryesore të qytetit duhet të theksojmë se bazat e urbanzimit të qytetit të Kavajës janë të hershme. Urbanizimi i qytetit lidhet me ndërtimin e xhamisë, medreseve dhe të pazarit,” – thotë teologu Shehu.
Simbol i bashkëjetesës fetare është dhe kisha e Shën Premtes, që ndodhet pesë minuta nga qendra e Kavajës në fshatin Çetë, fiks mbi pallatin e Kulturës. Kisha është ndërtuar në një kodër të bukur nga ku duket plazhi i Kavajës e sipas të dhënave mendohet të jetë ngritur në shekullin e XIII bazuar në arkitekturën gotiko-romake.
Në Kavajë takojmë grupin e famshëm muzikor që njihet si Grupi i Burrave të Kavajës. Grupi u krijua në vitin 1984 me iniciativë të punëtorëve të Fabrikës së Letrës dhe me tekstet e Nazmi Rolit dhe kompozitorit Rexhep Hasimi. Pas takimit me grupin e burrave vizitojmë kalanë e Bashtovës.
Për herë të parë Kalaja e Bashtovës haset në një hartë të përpiluar në vitin 1521 nga Piri Reis si pjesë përbërëse e një manuali që i shërbente detarëve për nevoja praktike dhe emërtimi i saj ishte Pastova. Kjo kala e bukur ruhet ende në gjendje shumë të mire ndërsa mendohet që ajo ka qenë me dy kate një prej të cilëve mendohet të jetë zhytur nën tokë.
E me vizitën në kalanë fushore të Bashtovës ju mund të mbyllni një intinerar interesant që mund ta realizoni brenda ditës në qytetin e Kavajës.
Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
- 16:16 Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)