“Destinacion” viziton tokat pjellore të Klosit, një vend i vogël me histori të lashtë
Nga Ilirët te koha e perandorit bizantin Justian, e më pas te Pushtimi Osman, Klosi është prekur nga rrymat e historisë. Rreth dy orë larg Tiranës, Klosi është i njohur për natyrën e gjelbër dhe pjellorinë e tokës, që e bën një vend të përshtatshëm për të jetuar, si edhe një pikë piktoreske turistike.
Në hyrje të Klosit çdo vizitor përballet me shumë vreshta e rrushi dhe pemë frutore si mollë, kumbulla, arra.
Një vend i veçantë në Klos është fshati Suç, emri i të cilit vjen nga fjala “gjakderdhje”, pasi thuhet se kohën e Pushtimit Osman, në Suç ka ndodhur një betejë e përgjakshme.
Në të majtë të rrugës, mbi kodër qëndron Kisha e Shën Nikollit, e ndërtuar në rrënojat e një kishe shumë të vjetër katolike, e cila u shkatërrua gjatë kohës së osmanëve. Në këtë vend janë zbuluar varreza monumentale, që mendohet se i përkasin epokës së Justinianit.
Por jo vetëm Suçi është fshat historik në Klos, pasi në shpellat e fshatit Skënderaj, gërmimet arkeologjike sugjerojnë se kishte varreza që i përkasin epokës së ilirëve.
Pranë rrugës kryesore, në Suç gjendet një lapidar historik, ku janë skalitur tre ngjarje të mëdha për atë krahinë: Kuvendi i Matit, në vitin 1911, Formimi i batalionit të Matit, në 1944 dhe Formimi i Këshillit drejtuar po në atë muaj, që ishte si qeveri lokale e krahinës dhe për të cilën banorët janë shumë krenarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
- 16:40 Plani i Rritjes, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më të përparuarit, pritet të arrijë 80%
- 16:36 META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna
- 16:31 Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?
- 16:23 Rusia akuzon Ukrainën për terrorizëm në Detin Azov, teksa Kievi hap front të ri lufte