“Det i tërbuar”, pezullohet lundrimi nga Vlora drejt Brindizit
Në momentin e fundit para imbarkimit, është pezulluar këtë të shtunë lundrimi i tragetit Vlorë- Brindizi.
Sipas Kapitenerisë së portit ka qenë njoftimi i autoritetit portual në Brindizi ai i cili ka pezullar këtë lundrim për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.
150 pasagjerët që do të lundronin drejt Brindizit janë kthyer sot deri në një njoftim të dytë nga kapiteneria e portit.
Kujtojmë se për shkak të përkeqësimit të kushteve autmosferike pezullim pati dhe për të gjitha linjat e tragetëve që do të udhëtonin këtë të shtunë nga Pori i Durrësit drejt Italisë.
Në njoftimin e Kapitenerisë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
Njoftim i Kapitenerise Portit Vlorë për situatën hidrometeorologjike:
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 04 – 06 Shkurt 2023 duke filluar nga ora 14:00 datë 04 shkurt 2023 në drejtimin Veri-VeriPerëndim në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra.
TË NDALOHET DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 04 – 06 SHKURT 2023 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE TË NJOFTOHEN PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
Të njoftohen drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 04-06 Shkurt 2023.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 06 Shkurt 2023 ora 14:00.
LEXONI GJITHASHTU
Avokatët e huaj takojnë Veliaj në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Strasburg
I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
- 14:29 Avokatët e huaj takojnë Veliaj në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Strasburg
- 14:17 I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet