Detaje mbi vdekjen e opozitarit rus Navalny, gruaja e tij: Analizat treguan se…
Yulia Navalnaya, gruaja e politikanit të ndjerë rus, Alexei Navalny, ka deklaruar se analizat e pavarura, të cilat janë kryer në laboratorë të huaj, kanë treguar se opozitari rus u helmua ndërsa ndodhej në burg.
Yulia e bëri njoftimin përmes një videoje të publikuar në rrjetin social X, ku tha se rezultatet e testeve përbëjnë “të vërtetën e pakëndshme” dhe kërkoi publikimin e tyre.
“Këta laboratorë, në dy vende të ndryshme, arritën në të njëjtin përfundim: Alexei u vra. Më konkretisht, ai u helmua,” tha Navalnaya.
Sipas saj, mostrat biologjike të bashkëshortit ishin nxjerrë jashtë Rusisë në mënyrë të fshehtë në vitin 2024 dhe ishin analizuar në mënyrë të pavarur në dy vende të ndryshme, të cilat ajo nuk i bëri publike.
Navalny vdiq më 16 shkurt 2024 në një burg në Rrethin Arktik të Rusisë, në moshën 47-vjeçare. Vdekja e tij e papritur ngriti menjëherë dyshime për helmim, por autoritetet ruse mohuan çdo përfshirje.
“Këto rezultate janë me rëndësi publike dhe duhet të publikohen. Ne të gjithë meritojmë ta dimë të vërtetën,” theksoi ajo.
Në video, Navalnaya lexoi gjithashtu një pjesë nga letra e fundit e bashkëshortit të saj, ku ai përshkruante se ishte ndjerë keq dhe nuk kishte marrë asnjë reagim nga autoritetet e burgut. Ajo ka akuzuar vazhdimisht Kremlinin për organizimin e vrasjes së tij, akuza që Kremlini i ka mohuar kategorikisht.
I pyetur për deklaratat e saj, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha për gazetarët se: “Nuk di asgjë për këto deklarata të saj dhe nuk mund të them asgjë.”
Navalny ishte një nga figurat më të njohura të opozitës ruse dhe një kritik i hapur i presidentit Vladimir Putin, i njohur për denoncimet e tij kundër korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisë ruse.
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës