Detaje nga aksidenti te Unaza e Madhe me 2 viktima, mjeti i tonazhit të rëndë ra nga ura pas përplasjes me fuoristradën

22 Korrik 2026 | 16:52

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, ku 2 persona kanë humbur jetën dhe 1 tjetër është plagosur.

Nga pamjet e siguruara nga Euronews dhe burime nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se një automjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet tip fuoristradë, e cila është shkatërruar plotësisht nga përplasja.

Pas aksidentit, mjeti i tonazhit të rëndë ka thyer barrierat mbrojtëse të urës dhe ka përfunduar duke rënë poshtë, në rrugën tjetër, duke u shkatërruar atë totalisht.

Nga burime paraprake pranë vendit të ngjarjes mësohet se, si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy personat që udhëtonin në mjetin e tonazhit të rëndë, të dy shtetas egjiptianë. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit “Foristrade”, një 28-vjeçar shqiptar.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon

Specialistja e gjeoshkencës, Anira Gjoni, e ftuar në “Now” me Ilir Kazaferin, foli për reshjet dhe shtrëngatat që përfshinë rajonin gjatë ditës së djeshme, duke...
19:39 | 22/07/2026

Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër

Ka humbur jetën shtetasi tjetër egjiptian i cili ndodhej në të njëjtin mjet me viktimën tjetër. Viktima e dytë ishte transportuar në spital për mjekim...
19:18 | 22/07/2026

Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion

Një vatër zjarri është shfaqur këtë të mërkurë në Voskopojë, në zonën e njohur si “Antenat” ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
18:02 | 22/07/2026