Detaje nga atentati në Lushnjë, plagoset me armë zjarri Juli i Pashakos
Është zbardhur ngjarja e mesditës së kësaj të marte në Lushnjë, ku burime bëjnë me dije se në shënjestër të atentatit dyshohet të ketë qenë Julian Sulo, i njohur si “Juli i Pashakos”, rival i bandës së Aldo Bares.
“Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit të Lushnjës, dyshohet se shtetasi J. S., 45 vjeç, është plagosur në këmbë me armë zjarri i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Sipas burimeve të pakonfirmuara, dyshohet se të shtënat drejt 45-vjeçarit kanë ardhur nga një mjet në lëvizje, brenda të cilit ndodheshin tre persona. Pas marrjes së mjekimit në spital, ai është shoqëruar në komisariatin e policisë për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.
45-vjeçari është person me precedent penal për drogë dhe krime kundër personit. Më herët, atij i janë sekuestruar pasuri të dyshuara si të përfituara nga burime të paligjshme.
Kujtojmë që Julian Sulo është plagosur dhe më 11 qershor 2016 pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh nga një anëtar i bandës së Aldo Bares.
Makina e autorëve është gjetur e djegur në fshatin Lifaj, dhe brenda saj është gjetur një pistoletë.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor, në drejtim të Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara