Detaje nga grabitja e argjendarisë në Tiranë, punonjësit i morën varësen 8 mln lekë

27 Qershor 2024 | 12:29

Të tjera detaje janë zbardhur nga grabitja e argjendarisë një ditë më parë në Valias.

Punonjësit të argjendarisë Luis Balliu dhe agjentit të krimeve në Komisariatin nr.4 në Tiranë Egzon Mustavataj iu është grabitur një varëse floriri me vlerë 8 milionë lekë të vjetra. Porosia ishte bërë në rrjetet sociale. Për shkak të vlerës së varëses Balliu i ka kërkuar mikut të tij efektiv që ta shoqërojë.

Në momentin që kanë arritur në vendin që do të dorëzohej porosia janë përballur me dy persona të maskuar të cilët kanë dalë nga një automjet i zi, tip “Golf 5”.

Njëri prej tyre ka qenë i armatosur me automatik dhe ka qëlluar në ajër. Pasi kanë marrë varësen janë larguar në drejtim të paditur. Ende nuk është bërë identifikimi i tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026