I përfshirë në grabitjen me armë të argjendarisë në 2012, ndalohet në Spanjë autori

3 Maj 2024 | 10:56

Një 35-vjeçar, i akuzuar për tentativë vjedhjeje me armë, në një argjendari në Shkodër, është arrestuar në Spanjë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Shtetasi E. H. akuzohet për një krim të ndodhur rreth 12 vite më parë. Ai së bashku me persona kanë tentuar të vjedhin në vitin 2012 një argjendari në lagjen “Fahri Ramadani”, në Shkodër, duke përdorur armë zjarri. Gjatë tentativës për vjedhje, ka mbetur i plagosur vëllai i pronarit të argjendarisë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar pas rifillimit të hetimeve nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës.

Bazuar në këto hetime, në muajin shkurt 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me armë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Policia e Shtetit po vijon procedurat për ekstradimin e shtetasit E. H., në Shqipëri.

“Si rezultat i operacionit, është kapur në Spanjë dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasi E. H., 35 vjeç.

Shtetasi E. H. akuzohet se në vitin 2012, në lagjen “Fahri Ramadani”, Shkodër, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë tentuar të vjedhin në një argjendari, duke përdorur armë zjarri. Gjatë tentativës për vjedhje, ka mbetur i plagosur vëllai i pronarit të argjendarisë”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026