Megaoperacioni, në Tiranë lëshohen 112 urdhër arreste, sekuestrohet kanabis

14 Shtator 2023 | 09:01

Një megaoperacion anti-drogë po zhvillohet në mbarë vendin ku janë lëshuar dhjetëra urdhër-arreste.

Burime bëjnë me dije se vetëm në Tiranë janë lëshuar 112 urdhër  arreste të cilat ende  nuk janë ekzekutuar.

Operacioni ka nisur në janar të këtij viti ndërsa bëhet fjalë se urdhër arrestet janë lëshuar për persona të cilët merren me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Mësohet se në Tiranë janë sekuestruar rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis.

Zonat në të cilat operonin në kryeqytet këta persona janë në Ali Dem, “5-Maj”, Laprakë, Bllok, Komuna e Parisit, Qytet Studenti, Kamëz, Ish Parku i Autobuzave, Astir, Krujë dhe Vorë.

Mbrëmjen e kaluar bëhet me dije se janë ushtruara kontrolle në disa banesa.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026