Detaje nga megaoperacioni i SPAK, zbardhen vrasje e atentate! Në pranga dhe zyrtarë
“Plumbi i Artë 2”, zbardh disa ngjarje të rënda kriminale midis të cilave vrasje e atentate të dështuara. Dëshmitë e tre bashkëpunëtorëve të drejtësisë Nuredin Dumani, Erion Alibej e Skerdi Tase, bashkë me të dhënat e përfituara nga transkriptimet e kominikimeve ne SKY ECC, çuan SPAK ne kerkimin e 36 masave të sigurisë, që u miratuan nga GJKKO.
Operacioni për ekzekutimin e masave u zhvillua në Elbasan, Durrës dhe Tiranë. Në shënjestër të këtij operacioni janë anëtar të fisit Çopja, por shumica prej tyre nuk janë ekzekutuar pasi ka dyshime se strehohen ne Dubai. Hetimet gati dy vjeçare zbuluan përfshirjen në veprimtari kriminale edhe të zyrtarëve shtetëror, mes të cilëve një zv. drejtor burgu, një ish- gjyqtare dhe një shef sektori në Policinë e Shtetit.
Mes ngjarjeve që janë zbardhur është masakra e Bradasheshit, me viktimë Endrit Alibej, xhaxhain e tij Arben Dylgjeri si dhe shtetasin turk Erdal Durunay në dhjetor të 2018. Gjithashtu është zbardhur vrasja e Klevis Kapllanit në Rrogozhinë dhe atentati ndaj vëllezërve Klevi dhe Eraldo Baho në Elbasan, ku mbeti i vdekur njëri prejt tyre dhe tjetri i plagosur. Procesi i parë për “Plumbin e Artë” ka nisur prej pak muajsh në GJKKO, por pas kalimit për gjykim seancat kanë dështuar për shkak të mungesës së avokatëve, ndersa seanca e radhës do te zhvillohet në fillim te shtatorit.
Nga 36 masa sigurie janë ekzekutuar disa prej tyre, ndërsa për të tjerët vijojnë kontrollet në terren në objekte, banesa, biznese e institucione. Kujtojmë se për operacionin e parë “Plumbi i Artë”, shumica prej masave nuk u ekzekutuan, për shkak se “kokat” e krimit të organizuarr nuk u arrit të gjendeshin e madje pati edhe dyshime për dekonspirim.
Disa prej masave për operacionin e nisur mëngjesin e 31 korrikut, jane ekzekutuar në qelitë e burgut pasi nje pjese e emrave kanë qenë të arrestuar më herët për vepra të tjera penale, mes të cilëve Altin Ndoci. Me masë sigurie arrest shtëpie është ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, e dorëhequr para se të futej në veting. Masë sigurie ka edhe për nëndrejtorin e burgut të Elbasanit Martin Musaj dhe oficerin e policise Agustin Cinari.
LEXONI GJITHASHTU:
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)