Detaje nga vrasja në Ndroq, kërkime në 2 qytete. Policia njoftim për mjetin e gjetur
Pas ekzekutimit të 50 vjeçarit Alfred Dedja, autori Julian Gjoshi u largua me automjetin tip Mercedes Benz ML në drejtim të Durrësit. Uniformat blu të qytetit bregdetar kanë gjetur mjetin e braktisur, me të cilin lëvizi autori, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës. Grupi hetimor ka kryer ekspertizën e mjetit me qëllim përfitimin e provave të reja.
Sipas një njoftimit të policisë në mjetin e autorit nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm, duke lënë të kuptohet se autori e ka marrë armën e krimit me vete gjatë largimit.
“Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në Ndroq, është gjetur i braktisur në fshatin Shkallnur, automjeti me të cilin dyshohet se ka lëvizur autori i dyshuar i vrasjes.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar ndonjë send të kundërligjshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kërkimet e policisë për kapjen e autorit të dyshuar janë përqendruar në Tiranë dhe Durrës.
Viktima dhe autori ndodheshin në të njëjtin lokal, në tavolina të ndryshme.
50-vjeçari i është drejtuar tavolinës ku ndodhej autori dhe, pas një bisede shumë të shkurtër, ky i fundit ka qëlluar për vdekje Alfred Dedjan.
Viktima dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin, ndërsa të dy kanë qenë të armatosur, por arma është përdorur vetëm nga autori.
27-vjeçari është kunati i Altin Hajrit dhe ka pasur precedentë të mëparshëm penalë për armëmbajtje pa leje.
Emri i tij përmendet edhe në dosjen për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, ku Hajri i ka kërkuar ndihmë për ta shmangur nga përgjegjësia penale, pasi ishte i arrestuar.
Viktima, disa vite më parë, ka punuar në kompleksin në pronësi të Altin Hajrit si menaxher, periudhë në të cilën u rrëmbye Jan Prenga.
Pista kryesore është ajo e pazareve të drogës, por nuk përjashtohen as konfliktet e mëparshme që kanë pasur me njëri-tjetrin.
Viktima ka marrë në trup dy plumba, ndërsa një predhë që është gjetur në vendin e ngjarjes u çua për ekspertim në laborator.
Në pyetje për këtë ngjarje janë marrë disa persona, si ata që ishin në lokal në momentin që ndodhi vrasja, stafi i lokalit dhe familjarët e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
IKMT shemb ‘beach barin’ pa leje në Jalë
Përplasjet në protestën para Parlamentit, arrestohen 19 persona, procedohen 12 të tjerë
Vijojnë radhët e gjata në Kapshticë, pritje deri në tre orë
- 09:52 Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu. Rrëzohet dhe qeveria
- 09:50 SHBA refuzon rinovimin e marrëveshjes me Kanadanë dhe Meksikën, pritet të hapen negociata të reja tregtare
- 09:43 Zyrtarët amerikanë: Izraeli planifikoi të vriste negociatorët kryesorë të Iranit gjatë bisedimeve të paqes
- 09:39 Numri i rasteve të konfirmuara me Ebola në Kongo rritet në 1,460
- 09:37 Autobusi i pasagjerëve bie në përrua, të paktën 40 të vdekur të paktën në Pakistan
- 09:28 Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, Irani paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin: Mos gaboni të sulmoni