Detaje nga vrasja në Shkodër/ Gazetari: Autori e ndoqi objektivin pas banakut
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të hënë në Shkodër, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë. Gazetari i Euronews për Shkodrën, Teodor Gjergo, ka thënë për moderatoren Erla Mëhilli në “Now” zhvillimin e ngjarjes sipas dëshmive të atyre që kanë qenë prezent gjatë ngjarjes.
Gjergo shprehet se, sipas dëshmive, autori ka qëlluar disa herë mbi objektivin Erogen Vaso, deri sa e ka ndjekur atë edhe pas banakut.
“Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar në drejtim të tavolinës së Erogen Vasos së bashku me Armando Palin, që ka vdekur në vend, më pas edhe truproja që vdiq më pas. Vaso duket që vuri re lëvizjet e autorit, pavarësisht se ishte qëlluar, dhe është munduar të shmanget duke u futur pas banakut. Më pas, autori e ka ndjekur dhe e ka qëlluar në mënyrë të vazhdueshme duke e rrëzuar në tokë. Autori ka qëlluar disa herë, ku thuhet se ka më shumë se tre plumba. Më pas, autori Ragip Gilaj ka tentuar të dalë.” – shprehet Gjergo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit në Shkodër: Objektivi im ishte Erogen Vaso
- VIDEO| Me BMW në mes të Shkodrës, si tentoi të largohej autori i vrasjes së 2-fishtë
Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës